Ndryshime te rendesishme në drejtimin e Burgjeve. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa, eshte shkarkuar nga detyra. Ai vete e ka konfirmuar lajmin, i pyetur nga “News 24”, duke pranuar se eshte transferuar per nje tjeter detyre, por pa dashur te thote se ku.
Nderkohe mesohet se ne vend te tij do te shkoje Agim Ismaili, qe deri me dje mbante postin ne krye te AKU-se.
Kujtojme se Çipa qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon. Emerimi i tij erdhi ne 3 shtator të këtij viti, kur ministrja Etilda Gjonaj shkarkoi nga detyra Çukon, duke emëruar si drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve në vend të tij, Stefan Çipën, ish zv.ministër i Brendshëm. Kujtojme se me pas Çuko u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.