Policia në Spanjë ka ekzekutuar autorin e dyshuar të sulmit terrorist në Barcelonë, Mousa Oukabir. Lajmin e konfirmojnë mediat botërore, që thonë se ai është vrarë gjatë aksionit të policisë. Oukabir, 18-vjeçar, mësohet se është qëlluar me armë zjarri nga policia gjatë një aksioni. Gjithashtu, mësohet se janë vrarë edhe dy të tjerë bashkë me të, ndërsa pesë të dyshuar janë arrestuar. 18-vjeçari, fanatik i ISIS-it, dyshohet se po planifikonte sulme të tjera. Sulmi në Barcelonë ndodhi ditën e djeshme, ku një furgon i drejtuar nga Oukabir përplasi turmën me njerëz në qendër të qytetit. Plot 14 persona humbën jetën nga sulmi terrorist, që ISIS mori autorësinë. /balkanweb/