Presidenti i Federatës sonë, Armando Duka, është zgjedhur ditën e sotme në Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, në kongresin që po zhvillohet në Romë. Ky pozicion, do t’i sjell Dukës një pagë vjetore prej 160 mijë eurosh. Me kursin aktual janë rreth 193 milion lekë në vit ose mbi 16 milion lekë në muaj. Kjo shumë është publikuar vitin e shkuar nga vetë institucioni më i lartë në Europë. Kjo ishte hera e dytë që Duka kandidonte për këtë post. Ai rrit të merrte 36 vota nga 55 të mundshme, për një mandat 4 vjeçar.