Bledar Valikaj,bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonela Felaj, ka fituar të drejtën për t’u bërë prokuror. Valikaj ka përdorur të gjithë “gurët”, ku pasi ka dështuar në vitin 2015, burri i deputetes së PS, i është drejtuar Gjykatës Administrative në Tiranë, me qëllim kundërshtimin e vendimit të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili në 2015 refuzoi të dekretojë Valikaj nga oficer të Policisë Gjyqësore në Prokuror.
Kaq ka mjaftuar që burri i deputetes ta kundështojë në gjykatë. Mësohet se në 6 shkurt 2019 gjykata administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin nr. 2547, datë 23.05.2016 të Gjykatës Administrative të Shkalles së Parë Tiranë, me saktësimin e pikës 3 të pjesës urdhëruese të vendimit, në këtë mënyrëetyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj.