Situata e rendit në vend, nuk duket aspak e mirë. Kjo nisur nga numri në rritje i ngjarjeve të ndyshme dhe të shtrira në mbarë territorin. Kështu, vidhet gjate natës një pikë karburanti në Novoselë të Vlorës. Sipas burimeve mesohet se kane qene dy persona te maskuar qe kane kercenuar rojen, duke i marre xhiron ditore, afersisht 350 mije leke te vjetra.
Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Nga deshmite e para te dhena per grabitjen thuhet se dy personat kane qene te armatosur. Ne deshmine e tij ne polici roja ka treguar se ka degjuar te thone “nxirr pistoleten”. Grabitesit kane thyer xhamin e kabines ku rrinte roja dhe pasi e kane kercenuar i kane marre parate.