Tashmë është zyrtare: “Gripi i derrit” është i pranishëm në vendin tonë. Spitali i Sanatoriumit konfirmon rastin 4-t të humbjes së jetës nga AH1N1. Lajmi konfirmohet për News 24 nga mjekja Silvana Bino. Madje, janë bërë të njohura edhe gjeneralitetet e personit. Viktima mësohet të jetë një grua 75 vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese siç është pneumonia.