Mund të konsiderohet një skandal i rradhës i sistemit shqiptar të drejtësisë. Dritan Dajti, një person shumë i njohur për drejtësinë tonë, i’a ka dalë ti shpëtojë dënimit maksimal. Edhe pse nën akuzë si ekzekutuesi i 4 punonjësve të policisë, Dajti ka përfituar gjykim të shkurtuar, duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm.
Mësohet se Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se dënimi tashmë është 25 vite burg.
Dritan Dajti u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj 4 punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj.
Dajti që nga arrestimi deri tani këto akuza i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë. Ai u dënuar nga të gjitha shkallët me burg përjetë por Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Apel për shkelje procedurale.