Të enjten, pas namazit të akshamit në xhaminë e Parrucës, në vazhdën e aktiviteteve që shoqërojnë trajnimin dhe përgatitjen e haxhilerëve shkodranë drejt vendeve të shenjta, Myftinia Shkodër organizoi shfaqjen e dokumentarit: “Rruga për më Mekë”.
Dokumentari në fjalë, prodhim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u shfaq në oborrin e xhamisë së Parrucës, ku haxhilerë ndër vite, imamë e aktivistë të Myftinisë, drejtues të shoqatave islame dhe intelektualë, morën emocione të shumta përgjatë shfaqjes së tij.
Në hapje të aktivitetit, teologu Arben Halluni, shprehu falënderimet dhe urimet e Myftinisë Shkodër për haxhilerët e këtij viti, numri i të cilëve ia kalon viteve të shkuara.
Ai tha se Haxhi është një stinë besimi dhe adhurimesh, si dhe një mundësi e mrekullueshme përfitimi nga bekimet e All-llahut në Shtëpinë e Tij.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari. /Myftinia Shkoder/