Sasi të mëdha guresh dhe inertesh kanë rreshqitur nga mali në afersi të Rubikut, duke rrezikuar seriozisht dhe Rrugen e Kombit. Situata e cila vijon prej gati një viti është pëkeqësuar pas reshjeve të fundit të shiut. Guret dhe inertet që kanë rrëshqitur nga mali kanë depërtuar deri në trasenë e rrugës, duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente. E vetmja ndërhyrje është vendosja e një tabele që sinjalizon drejtuesit automjeve për rrezikun që ju kanoset në zonen ku ka rrëshqitje.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në zonen e Gziqit në Mirditë dhe deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të frenuar fenomenin. Në këto kushte rreshqitjet e malit kanë vënë në dyshim sigurinë e lëvizjes së automjeteve përgjatë këtij aksi nga Miloti deri në tunelin e Kalimashit. Rreshqitjet e dheut janë një problematike e vazhdueshme në Rrugen e Kombit, duke sjell në jo pak raste dhe bllokim të këtij segmenti rrugor.