Shoqëria civile protestoi në mëngjesin e sotëm në Tiranë në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u përfshi një nxënëse 14 vjeçare në Kavajë nga 7 adoleshentë. Reagimi vjen në të njëjtën ditë, kur u mësua se janë nën hetim mësuesit e saj, të cilët e mbajtën 5 ditë të fshehtë ngjarjen. Ngjarja e cila ka tronditur opinionin publik në vend ka nxitur këtë reagim, ku nuk munguan qindra qytetarë të cilët marshuan në formë proteste.
“Nuk luhet me përdhunimin” ishte një nga parullat e protestuesve të cilët u vendosën përpara Ministrisë së Arsimit.
Adoleshentët e përfshirë në këtë skandal aktualisht ndodhen në burg, pasi Gjykata e Kavajës vendosi masën e arrestit pak ditë më parë.
Ndërkohë që familjarët e saj përpara mediave kërkuan qetësi dhe kujdes nga ana e opinionit publik e mediave, për të mos dëmtuar më tepër si ata ashtu edhe të dëmtuarën nga ky akuzim.