Emisioni investigativ “Le Iene” në Italia 1 të Italisë, ka trajtuar përsëri rastin e Kanunit dhe ndikimit që ka edhe në një familje italiane. Këtë herë, gazetarët italianë kanë marrë nga Shqipëria pajtimtarin nga Shkodra Nikollë Shullani, i cili në itali është takuar me familjen që rrezikohet nga Kanuni. Pasi ka njohur nga afër versionin e familjes italiane, Shullani ka thënë se Francesco nuk ka patur faj. Ai ka premtuar se me kthimin në Shqipëri, do të bindë familjen shqiptare të falë italianin e akuzuar se i ka marrë jetën djaloshit shqiptar. Më poshtë, është shënimi i bërë nga emisioni investigatin italian Le Iene dhe kronika e transmetuar, e cila në një pjesë të madhe është në gjuhën shqipe.
Kanuni është një kod sjelljeje në Shqipëri që parashikon vetëm hakmarrje apo mund të transformohet edhe në falje? Familja Sicignano takon një ndërmjetës, Nikollë Shullani nga Shkodra për të folur me prindërit e djalit, vdekja e të cilit duhet të “lahet” me gjak tjetër.
Francesco Sicignano ka vrarë një grabitës shqiptar që i kishte hyrë natën në shtëpi. Nuk e di se i duhet të përballet hakmarrjen e Kanunit, një kod sjelljeje i tmerrsheëm dhe arkaik që akoma ekziston në disa pjesë të Shqipërisë, ashtu siç na ka treguar Luigi Pelazza në shërbimin e tij me 27 janar 2019. Sipas këtij ligji mesjetar, gjaku lahet me gjak. Vetëm ndërhyrja e një ndërmjetësi, pajtimtari në disa raste mund të ndryshojë fatet.
“Është shumë e qarte që familja vuan për shkak të kësaj ngjarje. Në këtë rast Kanuni thotë se ekziston mundësia për të falur”, shpjegon pajtimtari Nikollë Shullani që dëgjon familjen Sicignano para se të kthehet në Shqipëri për të takuar prindërit e djalit të vrarë për të cilin kërkohet hakmarrja për vdekjen. “Babai i djalit të vrarë mund të dëshirojë të takojë Francesco-n, në këtë rast, duhet të shkojmë në Shqipëri. Nëse do të vish me mua, do të jesh nën përgjegjësinë time dhe nuk mund të të ndodhë asgjë deri sa të kthehesh në Itali. Sepse nëse do të të ndodhte diçka, unë do të turpërohesha”.
Kanuni është vertetë një kod që parashikon vetëm hakmarrjen? Apo mund të transformohet në falje? Dhe në këtë rast, me cilat kushte? /Përktheu dhe përshtati ShkodraWeb/