Një grup minatorësh kanë nisur sot të protestojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar miratimin e “statusit të minatorit”.
Punonjësit e nëntokës të mbështetur dhe nga Sindikatat kanë bërë thirrje sot para Kryeministrisë së do të futen në grevë urie në rast se nuk miratohet statusi i veçantë i punës për ta.
Ata kanë bërë të ditur do ti lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.
Sipas protestuesve, kjo shtresë ka 12 vite që kërkon që të miratohet “statusi i minatorit”, por ende qeveria nuk e ka marrë këtë vendim.