Një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar, dhe pas dorëzimit zyrtarisht të mandatit të deputetit, Lulzim Basha niset drejt Vjenës. Ashtu sikur edhe ishte lajmëruar më herët, Basha pritet të ketë një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare e OSBE George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm.
Basha shihet në aeroport nën shoqërinë e djalit të Sali Berishës, Shkëlzenit, të cilët do të udhëtojnë në të njëjtin avion për në kryeqytetin austriak. Ndërkaq, në Vjenë ndodhen prej disa ditësh edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu si dhe Nard Ndoka, të cilët pritet që të kthehen bashkë me Bashën.
Pas kthimit të tyre në Shqipëri, Mediu dhe Ndoka do të firmosin edhe lënien e mandatit të deputetit.