Surprizuese deklarata e zëvendësambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton. Nga Shkodra, në një bisedë me të rinjtë, në prani edhe të drejtuesve vendorë Voltana Ademi- kryetare e Bashkisë Shkodër dhe Greta Bardeli- kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër, diplomati ka pranuar fenomenin e shitblerjes së votës por nga ana tjerër tha se rezultati i zgjedhjeve nuk do ndryshonte gjithsesi. Sa i takon skandaleve, Wilton i relativizoi duke pohuar se ato që ndodhin në Shqipëri nuk janë unike por të njëjta me ato që ndodhin në Europën Perëndimore e SHBA.
“Rama i patrazuar nga protesta e opozitës. Foli për kërpudhën dhe drekonte në bregdet. Unë e kam parë më shumë të shqetësuar dhe gati për dialog gjatë protestave të studentëve. Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo! Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dike 50 leke janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet. Të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 here me të keqe e shoh në Angli. Dallimi është retorika politike në Shqipëri ka arritur jashtë realiteti. Politikanët këtu i thonë njeri tjetrit gjera që do i rrezikonin lirinë si vepër penale. Drejtësia dhe media nuk po ofron mbrojtje”, u shpreh Wilton.