Moti i keq dhe era e fortë ka përmbysur ditën e sotme 4 kamionë të lartë në aksin Lezhë-Mabë, por për fat të mirë pa të lënduar.
Pas këtyre rasteve të rrezikshme, Policia Rrugore është angazhuar me shërbime të shtuara në këtë aks rrugor, ndërsa aktualisht intensiteti i shpejtësisë së erës është shumë i fuqishëm dhe për këtë arsye, Policia Rrugore do të pezullojë lëvizjen e kamionëve me mbulesë deri në një njoftim të dytë, për të evituar aksidentet rrugore.
Policia Rrugore apelon drejtuesit e të gjitha mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor dhe në aksin Tepelenë- Fier të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të tregohen të kujdesshëm, të kontaktojnë me punonjësit e Policisë Rrugore si dhe në numrin 112 për çdo problem që mund të kenë gjatë udhëtimit në këtë aks rrugor e më gjatë.