Në një mbrëmje- gala të organizuar nga Bashkia e Shkodrës në teatrin “Migjeni”, në kuadër të 100- vjetorit të Shoqnisë “Vllaznia”, presidenti i Republikës Ilir Meta ka nderuar me tituj presidencialë sportistë dhe trajnerë në vite të Vllaznisë në disiplina të ndryshme sportive. Ajë çfarë ra në sy, ishte gërshetimi i titujve në mes disa sporteve, ndërsa presidenti premtoi se do të ketë edhe ceremoni të tjera sepse Vllaznia në 100 vite ka nxjerrë qindra kampionë në të gjitha sportet. Lista e sportisëve dhe trajnerëve të dekoruar nga presidenti Meta është si më poshtë:
“Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”
Sabah Bizi
“Mjeshtër i Madh”
Hysen Zmijani, Ramazan Rragami, Astrit Hafizi, Xhevdet Shaqiri, Bardh Jera, Edi Martini, Vioresin Sinani, Mark Kroqi, Gjino Mjeda, Pina Haxhi Vuka, Refik Vorfa, Muhamet Sokoli, Sokol Kalaj, Agim Tafili, Rrok Bardeli, Hysni Bebeziqi, Arbana Xhani, Asim Belinovi. /Fotot janë realizuar nga fotografi i talentuar shkodran Ardit Bajrami/