Tre të rinjë kanë mbetur të dëmtuar rëndë si pasojë e një aksidenti në orët e para të kësaj të diele në Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta kur një Fuoristradë në të cilën udhëtonin tre të rinj nga Kruja ka dalë nga rruga dhe ka goditur bordurën e një karburanti që ndodhet anës rrugës.
Të dëmtuar rëndë kanë mbetur tre të rinjtë, Ilir Gega (shoferi) dhe miqtë e tij Altin Vogli dhe Dorjan Hifi (pasagjerë).
Shkak i aksidentit, sipas të dhënave të para të policisë është shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte Fuoristrada si dhe mungesa e sinjalistikës dhe standartet e dobëta të rrugës. Mësohet gjithashtu se për të nxjerrë të rinjtë nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve. Ata të tre janë dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës nga dy ambulancat e Krujës dhe Fushë Krujës.