Uniformat blu të Durrësit kanë arritur të zbardhin ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të ditës në Durrës. Pas kqyrjes së vendngjarjes, marrjes së provave dhe pyetjes së personave që kanë dijeni për ngjarjen, policia ka dalë në konkluzione. Sipas informacionit paraprak të shpërndarë për mediat, autori i dyshuar është një shtetas 37- vjeçar, i identifikuar me inicialet N.Z. Komunikata e policisë thotë se ngjarja e rëndë ka patur si shkak “motive” të dobëta. Autori i ngjarjes është larguar menjëherë pas veprës penale dhe tani është shpallur në kërkim nga policia.
Informacion i Policisë së Shtetit
Më datë 24.02.2019, rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.N., 45 vjeç, banues në kete lagje. Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij. Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.