Klement Balili, i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit” ka lehtësuar pozitën e tij juridike përballë drejtësisë shqiptare. Ai kishte kërkuar gjykim të shkurtuar për veprat penale që rëndojnë mbi të. Në seancën e zhvilluar sot, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e Klement Balilit, duke i ulur automatikisht 1/3 e dënimit nëse do të dënohet. Avokati i tij është ish- prokurori i përgjithshëm Theollori Sollaku.
Seanca e radhës do të jetë më 2 mars, ku prokuroria do të japë pretencën. “Eskobari i Ballkanit” akuzohet për veprat penale “trafik të narkotikëve”, “grup i strukturuar kriminal”, mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”. Trupa gjyqësore në seancën e sotme përbëhej nga Flora Hajredinaj, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.
Klement Balili një nga njerëzit më të kërkuar në vend për trafik ndërkombëtar droge, u vetë dorëzua në polici më 15 janar pasi 2 vitesh arrati.