Ndodh edhe kështu! U vu në pranga me bujë ish- zyrtari i lartë përfaqësues i LSI-së në qeverisjen 2013- 2017, por çdo gjë ishte e padrejtë. Drejtësia ka gabuar me veprimet e saj duke i kufizuar lirinë brenda një qelie për 567 ditë. Tani duhet të paguajnë për këtë gabim të drejtësisë taksapaguesit shqiptarë. Është kjo historia e Artur Zoto.
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve pasi rifitoi lirinë përballë gjykatës, fiton dëmshpërblimin. Ai qëndroi në burg 567 ditë, ndërsa mësohet se ka fituar 1.72 milione lekë kompensim. Vendimi për dëmshpërblimin u mor nga gjykata administrative Tiranë. Ai u vu në pranga dhe hetua për korrupsion, por rifitoi lirinë.