Pesë makina janë shkrumbuar gjate nates teksa ishin te parkuara. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Pavaresia” te qytetit te Vlorës. Burimet bejne me dije se nje nga automjetet e djegura eshte e nje punonjesi te Bashkise se Vlores.
Nje nga makinat e djegura eshte e Genti Sherifit, qe eshte aktualisht Drejtor i Sherbimeve ne bashkine e qytetit. Nderkohe qe nje makine tjeter e djegur eshte e bashkeshortes se tij. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe nuk ka ende nje version zyrtar nga ana e policise.
Por, nuk perjashtohet si piste hetimore edhe ndonje zjarrevenie e qellimshme.