Vetëm një ditë pasi kryedemokrati Basha, deklaroi se po bëhen përgatitjet për vënien në pranga të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Burimet bëjnë me dije se thelbi i kërkesës është moskandidimi në zgjedhjet lokale i të gjithë atyre kryebashkiakëve aktualë, të cilët kanë ezauruar tre mandate.
Me një kërkesë të tillë, kuptohet se PS-ja, i mbyll derën për një rikandidim të mundshëm një sërë emrash të njohur ndër kryebashkiakë që i kanë kryer tashmë tre mandatet, si kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako apo Qazim Sejdini i Elbasanit. Në Qarkun e Shkodrës, në dyshim mund të vihet kandidimi i Zef Hilës, aktualisht kryetar i Bashkisë Vau- Dejës. Por edhe në këtë rast, është çështje interpretimi. Hila ka qenë kryetar komune në Barbullush dhe Bushat nga viti 1996 deri në 2015, ndërsa në krye të Vau- Dejësit është mandati i parë.
Por, cilet jane kryebashkiaket qe nuk mund te rikandidojne. Ja emrat qe ka nxjerre Instituti i Studimeve Politike teksa ka shkruar pak kohe me pare per mandatet e kryebashkiakeve.