Emisioni “Pa gjurmë” ka trajtuar një ngjarje që ka lidhje me Shkodrën. Një ngjarje e ndodhur 27 vjet më parë, pikërisht në vitin 1992. Në qendër të saj, është fati i një vajze 6- vjeçe në atë kohë. Misteri ka mbuluar dhe vazhdon akoma mbi fatin e Juliana Hoxhës. Deri tani, nuk ka asnjë të dhënë të saktë përveç dyshimeve për fatin e vajzës së atëhershme, e cila sot duhet të jetë një zonjë 33- vjeçare. Mbase nuk e di fare se është nga Shkodra, ka një familje që jeton prej 27 vitesh makthin për fatin e vajzës.
Juliana Hoxha ishte vetëm 6-vjeçe kur u rrëmbye në 1992 në Shkodër. Asokohe u tha se një grua e rrëmbeu dhe e futi në një makinë tip ‘Benz’. Mbërrin dëshmia e parë që deklaron se vajza u dërgua në Përrenjas, qëndroi 24 orë dhe më pas u dërgua në Greqi ku dyshohet se është birësuar. Gjatë emisionit u denoncua edhe një emër.