Emigracioni shqiptar është i mbushur me histori të shumta dhe të ndryshme. Përgjatë gati 30 viteve emigracion që pas hapjes së vendit, janë raportuar episode nga më të çuditshmet. Një i tillë, ndoshta edhe ndër më të rëndët, është ai i raportuar nga mediat britanike ditët e fundit. Bëhet fjalë për historinë e emigracionit të një shqiptari, i cili identifikohet nga mediat atje si me origjinë nga Shkodra. Personi në fjalë, raportohet si individ me probleme me drejtësinë në vendlindje por edhe me familjen e krijuar me një qytetare britanike, me të cilën ka sjellë në jetë edhe dy fëmijë.
Historia e shqiptarit nga Shkodra, Ardian Rragami që u filmua duke kërcënuar gruan e tij me thikë po ben xhiron e mediave britanike. Eshte shqiptari qe kërkoi anulimin e vendimit për të mos u deportuar nga Anglia duke thene se nje vendim i tille do ta ndante ate nga familja.
The Sun apo edhe Daily Mail, raportojne se ai kishte hyre me emër fals te nje kosovari ne Angli, pak pasi marrë vrarë fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998. Në vitin 2000, ai u dënua me 15 vite burg në mungesë por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij.
Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Wickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe. Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi Daily Mail zbuloi se ishte kthyer në Britani pas ekstradimit të tij.
Ai u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15 vjeçar për një vrasje. Por, vetem pas pak vitesh burg u rikthye ne Britani. Policia i vuri byzylyk elektronik, nderkohe qe gruaja eshte ankuar se nuk ka shpetim. Ai eshte ne proces per ekstradim, dhe per kete po perdor ne favor te tij të drejtën për një jetë familjare.
Video dhe fotot kur ai i ve thiken ne fyt gruas kane bere xhiron e mediave, nderkohe qe per kete ai eshte deklaruar fajtor ne gjykate. Por denimi qe iu dha u pezullua dhe ai shkoi prape ne banese. Ne kushte te tilla, gruaja bën apel per autoritetet, ta deportojne, pasi ajo ndihet e rrezikuar.
“Kam ngecur e mbërthyer tek ai dhe derisa të deportohet nuk do ndalet kurrë,”– thote ajo. /Burimi:PanoramA/
Jo rradhë herë historitë e emigrantëve shqiptarë, transformohen apo edhe keqinterpretohen nga mediat e vendeve ku ata jetojnë. Në këtë pikë, prezenca e shtetit tonë, në çështje ku janë të përfshirë shqiptarët, mbase duhet të jetë më e madhe dhe më e vemendshme. Të paktën përmes përfaqësive diplomatike, nëse nuk funksionin një ministri për diasporën. Ka patur jo pak raste, kur realiteti është transformuar totalisht, duke krijuar një imazh shumë më negativ për shqiptarët nga sa është vertetë.