Gafë e prokurorisë mund të konsiderohet ajo që i kushtoi lirinë një shtetasi 52 vjeçar. Edmond Omeri, u vu në pranga nga aksioni policor “Rruga e gabuar” si pjesë e një grupi që dërgonte emigrantë të paligjshëm në SHBA dhe BE. Prova më e fortë e prokurorisë, ishin pergjimet që ajo pretendonte se kishte dhe ishte zëri i Omerit. Çështja ka shkuar kështu në gjykatë, e cila duhej të çmonte në mes prokurorisë dhe të akzuarit.
Verifikimi i bërë në gjykatë por edhe ekspertiza mjeko- ligjore ka treguar se 52- vjeçari është…memec. Kaq ka mjaftuar që gjykata të lirojë të arrestuarin. Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzonte 52-vjeçarin, Edmond Omeri si pjesë e grupit që koordinonte trafikun e emigrantët. Gjatë operacionit “Rruga e gabuar” u arrestuan 22 persona.