Nga data 20 shkurt legjenda e muzikës shkodrane e shqiptare Shyqyri Alushi është pacient në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Mësohet se ai ka shkuar në gjendje kome, të paktën sipas asaj që deklarojnë mjekët që e kanë patur në kujdes. Në një dalje për mediat, mjekët thonë se Alushi ka patur trajtim të privilegjuarnga stafi mjekësor duke patur parasysh personalitetin e tij. Ata shtojnë se ai është në gjendje të mirë aktualisht. Lidhur me ilaçet, mjekët thonë se i ka ofruar të gjitha spitali, me përjashtim të ndonjë vitamine që nuk ka peshë financiare. Po ashtu, ata pranojnë se të afërmit kanë blerë privatisht aparatet por jo serumin. Më poshtë, intervista e plotë e mjekëve:
Më herët, djali i këngëtarit, Faik Alushi ka akuzuar mjekët për trajtimin e të atit në spital, duke u shpehur se kanë blerë edhe serumet. Nga ana tjetër, i biri ka përmendur edhe pensionin qesharak 170 mijë lekë të vjetra që përfiton i ati. Më poshtë, intervista e tij për mediat:
Shyqyri Alushi bashkë me të ndjerin Bik Ndoja, janë dy emrat më të spikatur të muzikës popullore qytetare të Shkodrës e përtej saj. Karriera e tyre ka lulëzuar para vitit 1990 dhe më pas, si të gjithë artistët e tjerë u përballën me probeme të shumta ekonomike. ShkodraWeb i uron shërim të shpejtë dhe kthim në familje Shyqyri Alushit.