Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka tashme drejteusin e ri ne krye te tij, pas mbylljes se procesit te numerimit. Bëhet me dije se me shumice votash- 56 të tilla, ne krye eshte zgjedhur Bujar Spahiu-nënkryetar aktual i KMSH. Pas terheqjes nga gara te kreut aktual te komunitetit, sot njoftoi terheqjen nga gara edhe Myftiu i Kukesit. Myftiu i Kukësit Islam Hoxha është tërhequr nga gara.
Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar ishin:
Ylli Gurra -myftiu i Tiranës
Bujar Spahiu-nënkryetar i KMSH
Gramoz Blliku-myftiu i Lushnjës
Zgjedhja u bë me vote te fshehte nga ana e 35 myftinjve, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile.