Ndodh edhe kështu! Drejtësia vendos në favor të një personi, i cili u anatemua për një kohë të gjatë si “personazh kryesor” në një ngjarje të rënë në kryeqytet. I fejuari i këngëtares së mirënjohur Elvana Gjata, ia ka dalë të bindë gjykatën. Ervin Mata, i vetëdorëzuar në polici për ngjarjen e ish- Bllokut, sot është lënë i lirë dhe është kthyer në shtëpinë e tij. Prej mëse 5 muajsh kryetemë e mediave, ai do të vazhdojë të shijojë jetën e tij krejt normalisht.
Kjo pasi që, Gjykata e Tiranes ka caktuar sot “detyrim paraqitje” per Ervin Maten. Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës mbrëmjen e së enjtes, Ervin Mata u perball sot në Gjykatë me veprat penale të ngritura ndaj tij në lidhje me ngjarjen e rëndë e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut.
Ish- i fejuari i këngëtares Elvana Gjata ishte në kërkim prej 5 muajsh dhe ndaj tij Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë, për “Vrasje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Megjithatë, avokati i tij pritet të kërkojë ndryshimin e kësaj mase, nisur edhe nga fakti se deri tani oficerët e Policisë Gjyqësore ende nuk kanë arritur të përcaktojnë rolin e 31- vjeçarit Mata në ngjarje. Në dëshminë që ka dhënë në Policinë e Tiranës pas vetëdorëzimit, Ervin Mata është shprehur se është larguar sapo kanë nisur të shtënat dhe nuk e ka parë se kush ka qëlluar.
Ai ka deklaruar përpara hetuesve se nuk është përfshirë në përplasjen me armë, nga e cila mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Edhe tre personat e tjerë që ishin në kërkim dhe u vetëdorëzuan, Geldo Hoti, Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, për të cilët ishte vendosur “arrest me burg”, në mungesë, Gjykata e zbuti masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”.