Parlamenti i Shqipërisë eshte blinduar dhe nën masa të rrepta sigurie. Protesta e paralajmëruar nga opozita ka kaluar në gjendje gatishmërie Policinë e Shtetit. Sipas një plani paraprak të përgatitur nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, ligjvënësit e maxhorancës do të duhet të hyjnë në seancë përpara orës 09:30 në mënyrë që të shmangen incidentet me protestuesit.
Keshtu, kane hyre disa nga deputetet qe perpara kesaj ore, si ministrja Gjonaj, ish ministri Xhafaj, deputeti Gjiknuri, Ulsi Manja, Rakip Suli etj…
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtuesit e Policisë së Tiranës, ndonëse i kanë refuzuar lejen për zhvillimin e protestës opozitës, kanë marrë të gjitha masat për të mos lejuar asnjë incident në tubimin e paralajmëruar sot para sallës se seancave plenare.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kërkesa e prerë e deputetëve të PS-së për ministrin Lleshaj ishte dhënia e garancisë që do të kishte siguri fizike gjatë hyrjes dhe daljes nga salla e seancave plenare.
Duke iu referuar incidenteve të ndodhura me ministrin Blendi Klosi dhe deputetin e Shkodrës, Paulin Stërkaj, deputetët e maxhorancës kanë kërkuar nga Policia e Shtetit siguri për të hyrë në sallën e seancave plenare. /PanoramA/