Nuk ka munguar sërish në protestën e sotme para Kuvendit, Kiri Hajdari, djali i madh i Azem Hajdarit. Ai qëndron pranë foltores së improvizuar në protestën para Kuvendit, në krah të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai ka marrë fjalën dhe është ngjitur në podium, duke thënë se “amaneti i Azem Hajdarit do shkojë deri në fund… liri demokraci”. Pavarësisht se motra e tij, Rudina Hajdari refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetes, ndryshe nga vendimi i marrë nga grupi parlamentar i partisë që përfaqëson, vëllai i saj ka zgjedhur të protestojë edhe sot për largimin e Ramës.