Ka reaguar për herë të parë pas incidenteve në Kamëz presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai ka insistuar të rikthehet policia në stadiume dhe e ka etiketuar ngjarjen si të rëndë për futbollin tonë, duke thënë se ‘ishte një goditje për kampionatin.
“Ajo që ndodhi në Kamëz e shëmtuar. Çdo goditje lë shenjë, ishte goditje për kampionatin. Niveli i shoqërisë shqiptare dihet tashmë. Sa e egër të jetë gara, aq më shumë nuk përmbahen emocionet Policia dhe organet e drejtësisë dueht të marrin mase. Në rastet e dhunës nuk kemi parë asnjë masë. Vendimi që policia nuk duhet të jetë në stadium jo idrektë. “u shpreh presidenti. Duka foli gjatë inaugurimit të një fushe në Elbasan.