Në gjuhën e përditshme mund të quhet “larës hesapesh”apo “marrës porosish me pagesë”. Bëhet fjalë për një shtetas polak, i cili “kryente porosi” në vendin fqinj, Greqinë. Është paraqitur në doganën shqiptare në Kakavijë, me një pasaportë greke, e cila rezultoi false, teksa mbajtësi ishte një shtetas polak. Madje, dyshohet se ai ka hyrë ilegalisht në vendin tonë. Duket se “karriera e tij ka marrë fund sepse duhet të japë llogari për shumë “mëkate”. Më poshtë, njoftimi i Policisë së Shtetit lidhur me arrestimin e kryer.
Një person me shtetësi polake është ndaluar nga policia kufitare në Kakavjë, ndërsa ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e një shqiptari. Polaku u paraqit në kufi me qëllimin për të udhëtuar drejt Greqisë, dhe u prezantua me një kartë identitet të falsifikuar me emrin greke, Dimitris K. nga Athina.
Dyshohet se polaku është vrasës me pagesë dhe në Shqipëri ka hyrë ilegalisht. Forcat policore shqiptare kanë ngritur dyshime për autenticitetin e kartës së identitetit dhe kanë hulumtuar më tej. Rezultoi se ai ishte polak, dhe se karta ishte e falsifikuar.
Ndërkohë, sipas burimeve konfidenciale, 38-vjeçari një vit më parë ka vrarë në Athinë shqiptarin, Mihal Kapurani.