Telashet me drejtësinë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri vijojnë. Një javë pasi u zyrtarizua si i pandehur, ish-ministri është parë sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krmeve të Rënda, ku pritet të jepet vendimi për të.
Më 28 shkurt Prokuroria për Krme të rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen ne ish0ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Gjykatë. Mbi të rëndojnë akuza mjaft të rënda. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Pasi u njoh me akuzat Tahiri zgjodhi të komentojë me ironi se pas Aldo Bares ndoshta është i dyti me këtë akuzë. Ndonëse tha se do respektojë drejtësinë, ish-ministri tha se kjo pritej duke e cilësuar proces të turpshëm, politik e të komanduar.
Tahiri nuk pranoi të thoshte se nga komandohet prokuroria në akuzat e ngritura ndaj tij, por tha se politika krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.