Një makinë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në Lezhë ndërsa ndodhej e parkuar. Mësohet se makina është në pronësi të një biznesmeni nga Lezha me inicialet A.F. Policia e njoftuar për ngjarjen ka nisur hetimet por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo një defekt në mjet që ka shkaktuar djegien e automjetit.
Makina ishte e parkuar pranë shtëpisë së biznesmenit kur është përfshirë nga flakët.