Lajmi i publikuar në mediat holandeze për rikthimin e sistemit të vizave për Shqipërinë, ka ngjallur mjaft debat dhe diskutim. Një ditë më parë drejtoresha e emigracionit në Shqipëri tha se nuk kishte informacion dhe as ankesa nga pala holandeze.
Raporti i përgatitur nga Holanda thotë se kërkojnë rikthimin e vizave për shkak të numri të madh të azilkërkuesve dhe përfshirja në krime e emigrantëve shqiptarë. Rregullorja përcakton qartë se asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave.
Kriter penalizues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve.
Kjo gjë nuk ka ndodhur me Shqipërinë, ku në mënyrë të vazhdueshme riatdhesohen persona që kërkojnë azil pa plotësuar kriteret.
Kur shteti nuk bashkëpunon, i lihet një afat 6 mujor për të reflektuar, edhe në rastet kur ka sërish bashkëpunim atëherë mund të ketë penalizime.
Pra pas paraqitjes së raportit me ankesa nga ana e autoriteteve holandeze, parlamenti dhe Komisioni Europian duhet të monitorojnë nëse përmbushen kriteret dhe nëse respektohen të drejtat e njeriut.
Sipas rregullores, kërkesa për rikthimin e regjimit të vizave kërkon votë unanime nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian, pra kurrsesi nuk mund të vendosë një vend anëtar i vetëm siç është Holanda. /shqiptarja.com/