Pas pushimeve n jug të vendit, Kryeministri Rama i ka dhënë fund, duke u rikthyer në Tiranë. Burime për Report Tv, tregojnë se Rama është parë në ambientet e kryeministrisë ditën e sotme. Ndërsa me datë 27 gusht pritet të mblidhet asambleja e partisë socialiste.
Punimet e asamblesë do të fillojnë me prezantimin e 5 raporteve të grupeve të punës, që u ngritën me urdhër të kryetarit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Në bazë të axhendës së punimeve, i pari të do të prezantohet raporti i hartuar nga grupi i punës për veprimtarinë parlamentare.
Më pas do të diskutohet për raportin mbi dëgjesat publike, në një pjesë të të cilave ka qenë i pranishëm edhe vetë Kryeministri Rama. /shqiptarja.com/