Vitet kalojnë shpejt, duke i lënë vendin njëri- tjetrit. Sot mbushen 11 vjet nga ngjarja fatale në Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u dëmtuan rreth 300 të tjerë. Eksplozioni që tronditi fshatin në periferi të Tiranës ndodhi mesditën e 15 mars të vitit 2008 në një depo të demontimit të muncioneve.
Pas 11 vjetëve, ka ende jetë të shkatërruara dhe familje që jetojnë dramën e shpërthimit në 2008, që mori 26 jetë të njerëzish të pafajshëm.
Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së demontimit të municioneve që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec, u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.
U klasifikua si një incident teknologjik, por ende sot pas 10 vjetësh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.