Policia e Tiranës ka vënë në pranga 14 persona pas protestës së djeshme të thirrur nga opozita, të cilët dyshohen se kanë goditur unifromat blu me sende të forta. Sipas burimeve policore, protestuesit janë kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer veprën penale për të cilën dyshohen. Dje policia shoqëroi 20 protestues, por pas marrjes në pyetje dhe verikimeve 14 prej tyre u është komunikuar arresti, ndërsa pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. 8 të tjerë janë të shpallur në kërkim policor.
Ndërkaq mësohet se grupi hetimor i ngritur për këtë rast po vijon analizimin e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e vendosura para parlamentit. Po kështu vijojnë shoqërimet dhe verifikimet edhe nga policitë në qarqe.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se ish-deputeti i PD Luan Baçi dhe i biri po hetohen në gjendje të lirë.