Në aeroportin e Prishtinës ka arritur mëngjesin e sotëm arkivoli me trupin e pajetë të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Rexhepi ndërroi jetë të hënën në Turqi, në moshën 63 vjeçare. Ai në muajin prill pësoi sulm në tru, pas trajtimit disa ditor në Kosovë, Rexhepi ishte dërguar për trajtim në një spital turk, por ndërroi jetë.
Rexhepi u bë i njohur, pasi më 4 mars të vitit 2002, Kuvendi e si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si President.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Rexhepi do të varroset me ceremoni shtetërore.