I pranishëm në pelegrinazhin e Malin të Tomorrit, festë e cila do të zgjasë 5 ditë, ishte dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Në malin e Tomorrit në Berat zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm me rastin e festës së Abaz Aliut.
Pas fjalës përshëndetëse të Baba Mondit, Meta, tha se një numër kaq të madh pjesëmarrësish nuk e kishte imagjinuar kurrë. “Të dashur besimtarë, është një kënaqësi të jem sot këtu me ju dhe të shoh këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme që nuk do e kisha imagjinuar 25 vite më parë, kur bashkë me kryegjyshin e atëhershëm Baba Reshatin erdhëm këtu për të rifilluar një traditë të ndërprerë për disa dekada. Atëherë ishin shumë pak njerëz e besimtarë, por sot janë kaq shumë duke e shndërruar këtë në një ndër pelegrinazhet më të njohura e të sukseshëm,” tha Meta.
Presidenti i Republikës gjithashtu tha se ripërtëritja e besimeve në Shqipëri është në një progres të pandalshëm dhe se një gjë e tillë është e mirë për vendin.
“Në 25 vite ripërtëritja e këtyre besimeve ka ardhur gjithnjë e më shumë në një progres të pandalshëm. Theksoj rolin e bektashizmit për vaditjen e atdhedashurisë, dhe sot jemi dëshmitarë të mësimëve të mira që vazhdon të na japë. Mali i Tomorrit përfaqëson një fuqi hyjnore për të frymëzuar jo vetëm besimtarët por të gjithë njerëzit për të luftuar për vlerat më të mira njerëzore, për dinjitetin njerëzor, për të shprehur mirënjohjen për sakrificat ndaj dhe kjo fuqi e mbinatyrshme do vazhdojë të tërheqë si magnet akoma më shumë qytetarë e njerëz që përpiqen të gjejnë forcë për sfidat që kanë për të ardhmen e tyre,” tha Meta. /balkanweb/