Kryeministri Edi Rama do të dalë sot në një konferencë për mediat.edi rama i pergjigjet financimit te foltores
Nga zyra e shtypit të Kryeministrisë, bëhet me dije se konferenca do të mbahet në orën 11:30 dhe Rama do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Nuk dihet ende nëse kryeministri do të flasë apo jo për dënimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, apo do të fokusohet vetëm te çështjet e politikës së jashtme.
Kujtojmë se shefi i ekzekutivit nuk ka bërë ende asnjë reagim për arrestimin e ish-ministrit të brendshëm të qeverisë së tij.
Në një postim në facebook të pak minutave më parë, kryeministri u uron ndjekësve të tij fundjavë të mbarë e shoqëruar kjo me disa foto nga Voskopoja në dëborë.
“MIRËMËNGJES dhe me Voskopojën që duket si përrallë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.