Kryetari i PD-së është i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu. Duke folur për situatën politike dhe ndryshimet e pritshme në Kodin Zgjedhor, Basha ka rikonfirmuar se ai është për lista 100% të hapura dhe se dyert për të kandiduar janë të hapura edhe për kritikët e tij të dikurshëm por edhe të sotëm.
Basha është pyetur nga Fevziu edhe për ish- kryetarin Berisha, nëse ai do të jetë pjesë e listave të PD-së. Kryedemokrati është përgjigjur shkurt e prerë, Po! I pyetur për qytetin ku mund të kandidojë ish- kryeministri, Basha ka qenë kretësisht i qartë: Ku të dojë ai vetë! /ShkodraWeb Media/