Lidhur me kandidimin e mundshëm në zgjedhjet e ardhshme vendore, kryetarja aktuale e Shkodrës, Voltana Ademi, ne emisioin “Arnautistan“ në MCN TV, tha se për momentin sfidë e tanishme do të jetë fitimi i betejës me Gjykatën Kushtetuese dhe fokusi është ky drejtim.
Mirëpo, për faktin se a do të donte të rikandidonte sërish si kryetar bashkie, Ademi, thotë se është herët të përgjigjet në këtë aspekt, porse si një sfidë në vete, të qenit kryetar bashkie është pos e vështirë, kënaqësi të punohet për qytetin e saj.
“Është herët për të dhënë një përgjigjje në këtë rast. Sfidë e vështirë të jesh kryetare e bashksië, por është diçka mbi të cilën kam vënë të gjitha, prandaj është një mund dhe e kam bërë më shpirt, edhe për qytetin tim, dhe kjo sdo të mungojë pavarësisht a do të jem apo jo më kryetare bashkie”.
Ademi, thotë se nganjëherë ndjehet e lodhur, por në fund të ditës, njerëzit janë ata që e përkrahin për të ecur përpara.
“Ndoshta ndodh ndonjë ditë kur njeriu ndjehet i lodhur, ka shumë faktorë, në sajë të presionit politik, mosrespektimi i ligjit, presionit, porse gjithmonë ‘lind dielli’ në Shkodër, në darkë mund të jem e lodhur, por mbështetja që kam nga njerzit, më kanë bërë që të vazhdoj për të shtyrë këtë sfidë”.