Me beri pershtypje nje postim i Kastriot Dervishit punonjes i palodhur i arkivave. ne fakt me kane terhequr vemendjen edhe disa postime te tjera per te cilat kam disa sygjerime. Duke qene se me zotin Dervishi ndajme pasionin e kerkimeve neper arkiva mendoj se kemi nje lloj pergjegjesie ndaj lexuesve si dhe ndaj atyre qe do te vine pas nesh qe te jemi sa me te kujdesshem ne analizat e dokumentacionit qe kerkojme te botojme. Si njohes modest arkivash dhe si person qe kam punuar ne arkivat britanike dhe amerikane mund te them edhe une disa fjale se nxjerrja e dokumentave jashte kontekstit historik le vend shume per interpretime. Postimi i fundit i Z Dervishi mbi themelimin e struktures se Sherbimit Sekret apo i njohur ne fillim si “Divizionit Mbrojtjes se Popullit” e me vone Sigurimi dhe krahasimi i ketij Institucioni me nje “organizate kriminale”
( ne fund te ketij shenimi edhe pjesa e Z Dervishi mbi themelimin e strukturave te Sigurimit te Shtetit ne 1945 duke e quajtur kete institucion si nje “organizate kriminale” etj.)
Mendoj se epitete te tilla pa shpjeguar kontekstin historik te dokumentit apo te ngjarjes jane te egzagjeruara. ne rradhe te pare Sherbimi Informativ ishte aktiv gjate periudhes se Luftes nacional Clirimtare dhe ne 45 mori nje forme me zyrtare. A ishte ky Sherbim nje kopje e OZNA apo jo? Nuk di te them pasi mungon ende nje analize profesionale mbi kete sherbim por mund te them se Deri me sot une nuk kam degjuar ndonje shtet sado demokratik qe te jete ai perfshire edhe vendet skandinave qe te mos kene sherbimet e tyre te fshehta si pjese e rendesishme e funksionimit te nje shteti. Sigurisht ne shume vende ish komuniste por edhe disa demokratike Sherbimet e fshehta apo personazhe te ketyre sherbimeve per interesa shtetrore jane perfshire ne veprimtari jo ligjore e deri ne grushte shteti ne vende te cilat me zgjedhje te lira kane sjelle ne fuqi qeveri demokratike dhe legjitime.
Analistet serioze apo historianet e fushes kane meriten ne analizen sa me te sakte te ketyre veprimeve por cilesimi si “organizata kriminale” te Sherbimeve te Fshehta mendoj se eshte nje epitet i tepruar. Aq me shume se pas luftes se II ne shume vende si ne lindje ashtu edhe ne perendim keto sherbime gjurmonin ne pergjithesi bashkepunetoret e fashizmit por sigurisht edhe elemente kundershtare. Mund te permend Italine, Francen, Greqine ku mund te sjellim shembuj pa fund te kapjes dhe gjurmimit te elementeve pro fashiste.
Sherbimi i Fshehte Shqiptar i cili egzistonte edhe ne kohen e Mbretit Zog i perfshire ne eliminimin e kundershtareve politike te Zogut vazhdoi si rrjedhim llogjik edhe me ardhjen ne fuqi te komunisteve. (Sherbimin e fshehte te Zogut deri me sot si Z Dervishi si historiane te tjere nuk e kane quajtur Organizate kriminale edhe pse dihet mire qe Zogu eliminoi nje sere kundershtaresh personale politike si Gurakuqi, ish kryeministri Prishtina, Bajram Curri, ceno Beg Kryeziu e plot te tjere) . Ne historikun e Sherbimit Sekret Shqiptar, ende i pa shkruar dhe i pa analizuar nga historiografia shqiptare, ka shume faqe per te cilat ky Institucion duhet te turperohet por ka edhe mjaft faqe te tjera per te cilat duhet te jete krenar si nje institucion i cili eliminoi cdo perpjekje te fqinjeve per rrezimin e shtetit dhe copetimin e vendit.
Prandaj mendoj se studiues si Z Dervishi duhet te jene me te matur ne etikimin e institucioneve shteterore si “organizata kriminale” pa shpjeguar periudhat dhe kontekstin historik te tyre.
E dyta me ka bere pershtypje botimi i disa fotove te Enver Hoxhes nga zoti Dervishi ku aludohej per devijime seksuale te liderit shqiptar bazuar ne keto foto. Me eshte dukur nje lajthitje paksa feminore e Z. Dervishi per te nxituar ne perfundime te tilla bazuar ne disa foto ku Enver Hoxha ishte kapur ne momente relaksuese apo mes bashkepunetoresh te tij.
Enver Hoxhen e kane gjykuar dhe do ta gjykojne historianet ne vazhdim per shume nga veprimet dhe krimet e tija gjate pushtetit te gjate qe pati ne dore. Por te gjykosh devijime seksuale te tij bazuar ne disa foto me duket jo profesionale dhe jo serioze. Aq me teper kur Z Dervishi i cili e ka jetuar periudhen e aksioneve zboreve apo aktivitetete te tilla kur kultura jone e asaj kohe mes miqsh ka qene mjaft e afert dhe ndoshta me syte e brezave te ardhshem do te duket e cuditshme. Prandaj analiza e kontekstit historik eshte e domosdoshme per te shpjeguar periudha te cilat nuk egzistojne me. Psh ne se brezat e rinj do te shikonin dokumentare te periudhes komuniste te bulevardit te Tirane ku burra apo gra shetisin dore per dore apo krah per krah me siguri (bazuar ne konceptin e Z Dervishi) do te skandalizoheshin me kete afersi te seksit te njejte duke menduar se gjysherit e tyre kane qene te prekur nga deviacione seksuale ne menyre kolektive.
te tilla gjykime qesharake duhet tu jepet fund pasi rrezikojme qe cdo analist i ketij lloji me nje apo disa dokumenta jashte kontekstit historik te marre neper goje gjithkend dhe gjithcka per hir te skupit mediatik.
me poshte pjesa nga postimi i Z Dervishi.
“Drejtuesit e parë të shërbimit sekret komunist në vitin 1945
Nga jugosllavët, sipas formulave që ata sillnin, nën modelin e OZN-s (Organizacija Zabranja Naroda), u ngrit më 14 dhjetor 1944 struktura kriminale me emër humanitar e quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (DMP), në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në krye të së cilës ishte Koçi Xoxe. DMP përbëhej në qendër nga 4 – 5 seksione të ndarë sipas profileve. Nën këta vepronin tri SEMP-e (Seksioni i Mbrojtjes së Popullit) si vijon:
-SEMP-i i Tiranës (me Durrësin e Elbasanin) me drejtues Bako Dervishin.
-SEMP-i i Beratit (me Korçën, Gjirokastrën e Vlorën) me drejtues Niko Cetën.
-SEMP-i i Shkodrës (me Kukësin e Peshkopinë) me drejtues Zoi Themelin.
Drejtimi i punës kishte të bënte me zbulimin politik, mbrojtjen e pushtetit, mbrojtjen e ekonomisë, kundërspiunazhin dhe mbrojtjen e ushtrisë. DMP funksionoi deri në prill 1946, kohë kur u formua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përgjatë dy viteve të ekzistencës së saj DMP ishte në krye të operacioneve agjenturiale-operative për goditjen e “elementit reaksionar”, misioneve të huaja në Tiranë, etj.”