Kiara Tito ka folur pas propozimit për martesë mbrëmjen e djeshme nga partneri i saj Luiz Ejlli. Kiara tregoi se kaloi natën më emocionuese në jetë dhe se nuk ishte penduar për asgjë.
“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.
Ndër të tjera ajo ka folur edhe sesi e ëndërron dasmën perfekte.
“Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz”.
Ajo thotë se të gjithë banorët e “BBV 2” do të jenë të ftuar, përfshirë edhe Efin.
“Po, të gjithë banorët do t’i ftojmë. Do të mbarojë kjo lojë dhe të gjitha inatet do të kalojnë”.
E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara foli pa rezerva.
“Normal që do ta takoj”, u shpreh shkurt ajo.
Një koment, ish-banorja e dha për Efin, me të cilën ka pasur miqësi dhe përplasje. Sipas saj, Efi dhe Luizi do të përballen deri në fund për çmimin e madh por e bindur thotë se “Luizi do ta fitojë”.
Nuk u la pa përmendur një çështje që është komentuar shumë nga publiku, moderatorja u pyet nëse ka kryer marrëdhënie nën jorgan me Luizin. Ajo tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë, por sa herë janë mbuluar vetëm janë puthur.
“Jo nuk ka ndodhur asgjë poshtë jorganit, thjesht putheshim, ndonjë masazh kështu dhe normal që s’ka ndodhur gjë. Normale që s’do e bënim kurrë aty, e kemi thënë që nga fillimi”, tha Tito.