“Topi i Artë” u fitua nga Lionel Mesi, ishte i shtati për Argjentinasin i cili mposhti Robert Levandovskin në duelin direkt. Një vit me parë, ceremonia nuk u zhvillua për shkak të pandemisë duke i mohuar polakut fitimin e mundshëm të trofeut, këtë vit ishte “Pleshti” ai që iu gëzua çmimit më të rëndësishëm për një futbollist. Por, a e meritonte ai këtë çmim? Trofetë flasin për sulmuesin e Bajernit dhe kombëtares së Polonisë.
Robert Lewandowksi – Një Superkupë Gjermanie dhe kampionat, nëse do të konsiderohet nga viti i shkuar. Një tjetër titull kampion, një Kupë Gjermanie dhe një Kupë bote për klube, një Superkupë Europe, një Champions. Lojtari polak i vitit, pjesë e skuadrës më të mirë të UEFA-s. Pjesë e skuadrën së vitit në ESM, golashënuesi më i mirë në Champions, sulmuesi më i mirë nga UEFA, lojtari më i mirë i FIFAs.
I përfshirë gjithashtu në 11- shen më të mirë të FIFA-s, lojtari i vitit në Gjermani për të dytën herë radhazi. “Globe Soçer Award Footballer”, dy herë “Golden Player”, lojtari më i mirë nga IFFHS dhe golashënuesi më i mirë i IFFHS, ashtu si dhe në skuadrën më të mirë. Lojtari më i mirë i Kupës së botës për klube, “Këpuca e Artë”. Këto janë çmimet që polaku ka fituar në dy vitet e fundit duke qenë dukshëm një nga kandidatët për ta fituar “Topin e Artë”. Me Poloninë, paraqitjet e tij në Europian ishin jo ato që priteshin edhe pse Leva e bëri mirë punën e tij duke shënuar.
Lionel Mesi – Një kupë Amerike, “Kings Cup”, golashënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës. Kundër Levandovskit, të paktën për sa i përket arritjeve individuale, argjentinasi është shumë prapa. Fitimi i Kupës së Amerikës ishte ajo çfarë i kishte munguar Mesit për t’u krahasuar me Diego Armando Maradonën dhe në vendlindje, ai do të ishte pranë mbylljes së një cikli unik, nëse do të fitonte dhe Kupën e botës vitin e ardhshëm.
42 gola midis 2020-2021 dhe këtij viti, edhe pse te Parisi ai është duke bërë më keq se te Barcelona në sezonin e kaluar, por kjo duket se pak rëndësi kishte në fund, teksa në kryeqytetin francez, “Pleshti” koleksionoi të shtatin “Top të Artë” në karrierë.