Pas prezantimit të parë në Shkodër në mjediset e Muzeut Historik, vjen edhe çmimi i parë për kuintetin shkodran me emrin e veçantë e domethënës “Ad Libitum”. I përbërë nga Brunilda Lleshi, Enos Delija, Fatjon Tanazi, Briken Burgija dhe Renato Gjoka kuinteti shkodran “Ad Libitum” rrëmbeu çmimin “Ansambli më i mirë” në Takimin Kombëtar të Orkestrave të Harqeve në Elbasan.
Është vetëm suksesi i parë në pak muaj aktivitet si kuantet dhe me siguri do të ndiqet nga të tjerë në vijimësi. Çdo gjë falë talentit, punës dhe përkushtimit të katër djemve dhe vajzës që përbëjnë kuantetin, i cili luan “Ad Libitum” duke qenë të dashuruar me muzikën.
Prezantimi dinjitoz në Elbasan, vlerësimi me çmimin e parë, janë një nxitje dhe motivim pë kuintetin. Nga ana tjetër, institucionet e artit dhe të kulturës, tashmë kanë detyrimin ti përfshijnë në evente, festivale e koncerte sepse janë një vlerë e shtuar artistike për Shkodrën e më gjërë.