SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dhënë pretencën për të akuzuarit si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit. Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka, 10 vite burg për ish deputetin Alqi Bllako, 12 vite burg për Klodian Zoton dhe 4 vite burg për Arben Dervishajn.
Nëse pranohet kërkesa e SPAK, ata përfitojnë ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Pretenca e SPAK dhe ulja e denimit nga gjykimi i shkurtuar
Lefter Koka- nga 10 vite burg ulet dënimi në 6 vite e 8 muaj
Alqi Bllako – nga 7 vite burg ulet dënimi në 4 vite e 8 muaj
Klodian Zoto – nga 12 vite burg ulet dënimi në 8 vite
Arben Dervishaj – nga 4 vite burg ulet dënimi në 2 vite e 8 muaj
Pellumb Abeshi 4 vite
Florian Muçaj 3 vjet
Azem Shatëri 3 vjet
Erjon Murataj 4 vjet
Sabina Cenameri 4 vjet
Loran Dusha 8 vjet
Arjola Kodra 3 vjet
Arbër Denizi 7 vjet
Juri Imeraj 7 vjet
Regan Merdani 4 vjet
Gentian zifla 4 vjet
Tre prej të pandehurve të hetuar në lidhje me aferën e Inceneratorit të Fierit kanë kërkuar vijimin e plotë të procesit:
-Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncensionit,
-Arenc Myrtezani, administrator i shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kompania koncensionare,
-Giuseppe Ciaffaglione, administratorit të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, inceneratori i Tiranës, nën akuzë për korrupsion sepse pagoi babain e ish deputetit socialist Alqi Bllako, i punësuar fiktivisht pranë kompanisë.
Ndërsa për Enver Sheshin, çështja është pushuar për shkak se ndërroi jetë disa muaj më parë.