SPAK ka dhënë sot pretencën për ish-zyrtarët dhe biznesmenët e përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës. Konkretisht, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Ndërkohë për ish-vartësin e tij, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën 4 vite.
Konfirmohet se në total prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg.
Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.
KËRKSA E SPAK
Lefter Koka, 10- (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)
Alqi Bllako 4- (Gjykim i shkurtuar 2 vite e 8 muaj burg)
Serafin Papa 4
Pëllum Abeshi 4
Jonida Zqeqo 4
Bardhyl Çabiri 4- (Gjykim i shkurtuar 2 vite e 8 muaj burg)
Mirel Mërtiri 10 – (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)
Stela Gygallja 7 – (Gjykim i shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg)
Klodian Zoto 10- (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)