Ndërsa vijojnë afrimet për sezonin e ri futbollistik, Vllaznia mbyll bashkëpunimin edhe me me lojtarë të ndryshëm që janë aktualisht pjesë e ekipit. Kuqeblutë kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me gardianin e portës.
“KF Vllaznia konfirmon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Jurgen Mehidri dhe i uron sukses në karrierën e tij të mëtejshme futbollistike”, njofton në rrjetet sociale klubi shkodran.